Të të japin dorën vetëm në aeroport si kryeministër!
Kosova në një situatë kaosi e rremujë. Ngjarjet këtyre ditëve në Prishtinë kanë bërë që Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry të mos shkojë në kryeqyetin kosovar në zyrat e qeverisë, por t'i takojë vetëm në aeroport drejtuesit e qeverisë. John Kerry viziton nesër Kosovën, por qëndrimi i tij do të jetë i shkurtër dhe takimet me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi do të zhvillohen në mjediset e Aeroportin “Adem Jashari”, pa shkuar në Prishtinë.
Pritet që Kerry të mbërrijë në aeroport pas mesditës. Ndërkohë për këtë vizitë, ambasada amerikane në Kosovë ka akredituar vetëm kameramanë dhe fotoreporterë, por jo gazetarë. Kerry pritet të japë mbështetje për progresin e deritanishëm të Kosovës dhe për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Në takime do të diskutohet edhe për çështjen e kosovarëve, që largohen për të luftuar në Siri për Shtetin Islamik.
Fakti që njeriu kryesor pas Presidentit Obama i takon në aeroport, u jep dorë, u heq veshin për çfarë po ndodh këto ditë në Prishtinë mbetet një shenjë jo e mirë për politikën kosovare.
KOHA JONË SONDAZH

