”Të ulet numri i operacioneve”, Vasili: Anti-shkencore, qeveria të mos luajë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një shkrimi të gjatë në facebook, analizon koncesionin e sterilizimit, për të cilën thotë se po lë shqiptarët pa operacione. Ai thotë se vendimi për të ulur numrin e operacioneve në spitale, është anti-shkencore. ”Shtyrja është dizhumane, anti-shkencore dhe haptas kundër shëndetit të qytetarëve. Spitalet janë të hapura për tu dhënë përgjigje në radhë të parë operacioneve kirurgjikale të të gjitha tipeve, qofshin urgjente apo te planifikuara dhe këtu nuk ka vend për propagandë dhe dengla qeverie por për përmbushje të këtij detyrimi”,-shkruan Vasili.
Postimi i plotë
Koncesioni i sterilizimit le shqiptaret pa operacione ky eshte fakt, qe nuk e luan topi! Ministrja e Shendetesise deklaroi dje me nje kurajo te levdueshme se: “nuk ka urdhër për reduktim operacionesh, ka racionalizim, optimizim dhe siguri për qytetarët”.
Pertej fjaleve boshe qe gezojne e lumturojne vetem kryeministrin e saj shkollepak, shkresat e shkruara jane ato qe mbeten. Ne shkresen perkatese thuhet qarte qe: “Po u kalua numri i planifikuar i operacioneve urgjente, shefi i sherbimit duhet te ndryshoje numrin e operacioneve te planifikuara”. Si mundet qe ministrja mohon ne kete fare feje? Si mundet qe te shkruhen shkresa te tilla? Po cfare eshte ky sharlatanizem, qe urgjencave te cilat jane nje ndodhi e paparashikuar mjeksore tu vene plan edhe me numra bile. Keto numra jane edhe ne shkrese dhe nese i mohojne edhe keto fakte, qe jane e zeza mbi te bardhe do te thote se keta drejtues jane per ne urgjencen e psikiatrise.
Shtyrja eshte dizhumane, antishkencore dhe haptas kunder shendetit te qytetareve. Spitalet jane te hapura per tu dhene pergjigje ne radhe te pare operacioneve kirurgjikale te te gjitha tipeve, qofshin urgjente apo te planifikuara dhe ketu ska vend per propagande dhe dengla qeverie por per permbushje te ketij detyrimi. Kryeministri shkollepak duhet tja kurseje kete pozicion te shemtuar ministres. Koncesioni eshte nje turp, eshte nje shperdorim i parave publike dhe eshte nje grabitje e hapur. Ministrja pritej qe te vihej ne anen e qytetareve dhe te kerkonte anullimin e menjehershem te koncesionit te sterilizimit.
Perkundrazi ajo beri zgjedhjen me te keqe u vendos ne krah te kryeministrit dhe grabitqareve te koncesioneve dhe haptas kunder qytetareve. Mandati i ministres ka nje fund pasi s’ka si te jete ndryshe por kjo zgjedhje e keqe do ti rendoje gjate ne kurriz dhe fjalet do jene te pamjaftueshme te justifikojne demtimin e shendetit te qytetareve thjesht dhe vetem per ti bere pak qejfin kryeministrit dhe per ca dite me shume ne karrige. Megjithate miq shiheni me syte tuaj dokumentin ku thuhet qarte se: “Po u kalua numri i planifikuar i operacioneve urgjente, shefi i sherbimit duhet te ndryshoje numrin e operacioneve te planifikuara”.