‘’Të vetëizoluara në Shtëpinë e Fëmijës Durrës’’, Varfaj publikon mesazhin e kujdestareve: Shembull përkushtimi, 24 orë në 24 në detyrë larg familjeve të tyre

Kryebashkiaku i komanduar i Bashkisë Durrës, Zhyljen Varfaj ka publikuar mesazhin e disa kujdestarëve që janë vetëizoluar me vetëdije në Shtëpinë e Fëmijës Durrës që në këtë situatë me koronavirusin t’i shërbejnë 24 orë fëmijëve.

Larg familjeve të tyre Varfaj shprehet se 6 kujdestaret në Durrës janë shembull përkushtim në këto ditë të vështira të luftës.

‘’Ju përshëndesim nga Shtëpia e Foshnjes Durrës. Jemi 6 kujdestare të ndara në dy shtëpiza, të vetëizoluara në qendrat e kujdesit sociale. Ku qëndrojmë 24 orë pa shkuar në shtëpi. Në mirëkuptim me familjarët tanë për të kujdestur maksimalisht për fëmijët e qendrës tonë. ‘’- shprehet një prej kujdestareve.

STATUSI I ZHULJEN VARFAJT

?Mesazhi i punonjëseve të vetizoluara prej 6 ditësh në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës.

Kujdestaret janë në krye të detyrës, 24 orë në 24, larg familjeve të tyre, por pranë fëmijëve, duke u shërbyer me kujdes maksimal dhe duke u bërë një shembull përkushtimi? në këto ditë të vështira të luftës së përbashkët kundër COVID-19!

https://www.facebook.com/durresbashkia/videos/2546980432286603/

 

SHKARKO APP