“Të vjen të qash”, gazetari italian: Si arritëm në kampin e ISIS

Emisioni investigativ ‘Le Iene’ në “Italia 1” pak ditë më parë i kushtoi një reportazh shqiptarit Afrim Berisha që arriti të gjeje pas 5 vjetësh djalin e tij të zhdukur.

Në moshën 6-vjeçare, Alvin mbërriti në Siri, pasi nëna e tij e la bashkëshortin dhe dy fëmijë të tjerë të saj në Itali, ku jetonin si emigrantë dhe iu bashkua grupit terrorist të Shtetit Islamik

Gazetari italian Luigi Pelza thotë se për të kthyer Alvin pranë familjes duhej prezenca e autoriteteve shqiptare, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kryeministri Rama. Sipas kreut të qeverisë shqiptare çështja është e komplikuar dhe nuk varet nga ambasada jonë në Turqi.Për emisionin Opinion, ka dhënë një intervistë gazetari italian Osvaldo Verri, realizues i reportazhit se bashku me Luigi Pelazza dhe Taulant Kopliku.

Ja çfarë thotë ai:

Kam qenë në Siri për reportazhe të tjerë, por në Kampin Al Hol ishte hera e parë që shkoja. Ishte e vështirë derisa mbërritëm. Ne menduam se do të kishim ndihmën e organizatave që janë atje, mbështeteshim tek ushtarakët, ambasadorët, por askush nuk na ndihmoi. Në fund, ata që e vunë dorën në zemër dhen u prekën nga babai e vendosën të na nduihmonin ishin kurdët që na lejuan të hyjmë në kamp me një pritje shumë të reduktuar krahasuar me normën e televizioneve, që presin nga 3 ditë në një javë, ne hymë për një ditë, duke patur një baba të dëshpëruar.
Të hyje në atë kamp është e vështirë dhe e rrezikshme, sepse kishte gra dhe fëmijë që janë familje të luftëtarëve të ISIS. TË qëndroje brenda tendave për pak kohë, duhet të bije dakord me kurdët sirianë, tu thojë çfarë doje të bëje dhe ata të shoqëronin. Përqendrimi ynë ishte tek Alvin, ndaj u përqendruam pak në histori të tjera dhe raste të tjera. Pamë shumë fëmijë dhe na thanë që në një pjesë të kampit kishte familje shqiptare fëmijë shqiptarë, por nuk arritëm të shkonim. Kampi ishte shumë i madh. Por pamë fëmijë në kushte shumë të këqija, pisllëk, dhe unë që jam baba më dhemb zemra. Ne i provuam të gjitha mënyrat për të marr Alvinin dhe për ta kthyer tek i ati. Ka procedura që në atë terren lufte ka interesa ndërkombëtare, ndaj ka vëmendje nga e gjithë bota mbi fatin e njerëzve që janë në atë kamp. Kurdët, ata që drejtojnë kampin na thanë se në asnjë mënyrë nuk mund ta mbanin atje babain që donte të rrinte atje, pasi atje çdo ditë vriteshin njerëz nga ish luftëtarët e ISIS. Por nuk mund ta jepnin fëmijën, pasi kishte procedurë fikse, që për të marr një fëmijë i lindur në Itali dhe rritur Itali, por kishte pasaportë shqiptare duhej një figurë e një përfaqësuesi nga shtetit shqiptar. Pa këtë figurë nuk e jepnin fëmijën. Na thanë se raste të ngjashme ka patur. Na treguan se nëna daneze me fëmijë danezë, që s’kishin asnjë lidhje me ISIS dhe donin të ktheheshin. Ata janë kthyer me një funksionar të qeverisë daneze dhe në 10 minuta kanë marr fëmijën. Ne këtë mundësi nuk e patën, provuam edhe me ambasadorin shqiptar, por patëm premtime dhe deri më sot fëmija është atje. Shkuam përpara ndërhyrjes turke. Ne nuk patëm asnjë problem. Me ne të gjithë ishin të sjellshëm, fjetëm në hotel, shkuam për darkë në restorant. Të varfër sigurisht, por nuk patëm probleme me askënd. Sigurisht që kishte kontrolle në rrugë që të shihnin kush je e çfarë bën, por nuk patëm probleme. Të vetmet që ishin pak më ndryshe ishin gratë e ISIS brenda kampit. Kur ishim atje shkëmbyem pak batuta me gratë e veshura me të zeza atje që na thanë se kanë frikë atje, ka dhunë, ka njerëz që u vënë flakën tendeave. Dhe tani që kurdët nuk kanë më kontroll mendoj se është shumë më e rrezikshme. Për fëmijët mendoj se është edhe më e rrezikshme. Të vjen vërtet të qash.

SHKARKO APP