Të zhdukurit në Vlorë, policia: 13 persona për vitin 2018

Përmes një deklarate të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës, nisur nga transmetimi në ”Top Channel” i një reportazhi, ku flitet për rreth 80 persona të zhdukur në vitet e fundit, një numër i cituar edhe nga foltorja e PD-së ditën e djeshme. Prokuroria dhe Policia e Vlorës, sqarojnë se në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23. Sipas deklaratës së prokurorisë dhe policisë, 13 persona rezultojnë të zhdukur vetëm për vitin 2018.

• në 2016-4 shtetas të larguar
• në 2017-6 shtetas të larguar
• ne 2018-13 shtetas të larguar

Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer. Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, përsa i përket veprave penale kundër personit, bëjmë me dije se në krahasim me 1 vit më parë ka ulje të ndjeshme, konkretisht:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018. Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara.

Të gjitha strukturat e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e agjenci të tjera ligj zbatuese, vijojnë punën intensive për goditjen e paligjshmërive me qëllim ruajten e parametrave të rendit dhe të sigurisë e në shërbim të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?