”Të zhdukurit nga droga”, vrasje me çekiç dhe ekzekutime në Vlorë

Top Story dokumenton numrin dhe rastet e të zhdukurve në Vlorë që nga viti 2015, pjesa më e madhe e të cilëve, janë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Nëpërmjet dëshmive ekskluzive, Top Story dëshmon se si u kryen rrëmbimet në mes të qytetit, ngjarje këto që kanë tronditur Vlorën por që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur nga autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.

Në dëshmitë ekskluzive rrëfehet implikimi i drejtuesve të lartë të shtetit, si dhe pagesat që janë kryer për skafistët që kanë marrë përsipër trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përtej shifrave marramendëse, dhe përfitimeve që kanë patur drejtuesit e grupeve kriminale, Top Story dokumenton se viktimat e këtij rrjeti, janë në mëshirë të fatit dhe në kushtet ekstreme të varfërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama
“Të zhdukurit nga droga e Vlorës", - Vrasje me çekiç dhe ekzekutime në mes të detit - Inside Story

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?