“Të zhytur në varfëri”, Bushati: Qarku i Shkodrës i diskriminuar, biznesi në kufitë e mbijetesës

Drejtuesi Poltik i Qarkut të Shkodrës Helidon Bushati, denoncon gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon ky qark.

Bushati i referohet të dhënave zyrtare ndërsa thotë se Shkodra, ka pagën mesatare me të ulët jo vetëm në Shqipëri por në rajon.

Kjo, sipas tij, vjen për shkak të diskriminimit dhe mungesës totale të mbështetjes së qeverisë për biznesin.

Kjo situatë do të marrë fund. Do të garantojmë nje klimë te favorshme për biznesin e madh, taksa të ulëta thuajse në nivelin zero për biznesin e vogël, mbështetje për familjen shqiptare!“, shkruan Bushati

Postimi i Plotë:

Qarku i Shkodrës, po vuan një krizë të madhe ekonomike dhe sociale.

Referuar të dhënave zyrtare, Shkodra ka pagën mesatare me të ulët jo vetëm në Shqipëri por në rajon, vetëm (41,571 ALL).

Të dhënat zyrtare i referohen sektorit privat pasi sektori shtetëror i ka pagat e unifikuara. Kjo situatë tregon gjendjen e vështirë ekonomike dhe pafuqinë e biznesit për të garantuar zhvillim dhe të ardhura.

Jam takuar thuajse çdo ditë me biznese të mëdha, biznese të vogla dhe te vetëpunësuar.

Shqetësimi është i njëjtë: Mungesë totale e mbështetjes, sulme dhe gjoba nga tatimorët.

Kjo situatë do të marrë fund.

Do të garantojmë nje klimë te favorshme për biznesin e madh, taksa të ulëta thuajse në nivelin zero për biznesin e vogël, mbështetje për familjen shqiptare!

Që kjo të bëhet realitet, vota me 25 Prill duhet vlerësur! Ta kthejmë atë ditë, në moment historik ndryshimi!

SHKARKO APP