Teatri “Skampa” hap dyert për Hamamin e grave të Kiço Londos

Regjsori Londo ka vendosur që premierën e shfaqjes “Hamami i Grave”, ta japë në qytetin e adoleshencës së tij Elbasan, në 13, 14, 15 ,16 nëntor, ora 18.00, në Sallën e Teatrit Skampa. Zgjedhjet e aktorëve ai i bën me të vetmin motiv: bashkëpunim i këndshëm.

Të tillë konsideron edhe bashkëpunimin me aktoren Ola Harizaj, e cila sjell me zgjuarsi një grua plot dilema të mëdha me burrin dhe pjestarët e tjerë të familjes. E gjendur në vetmi e dhimbje të thellë, personazhi i Olës sheh si zgjidhje shitjen e shtëpisë luksoze dhe fillimin e një jete të re përmes lidhjes me shoqen e saj të shkollës.

Do të shihni një Ola të dyzuar, plot temperament, plastik fantastike, sharm dhe me shumë humor. Na gjeni çdo kohë në 0696539477

SHKARKO APP