Zëdhënësi i Presidentit: Ti kryeministër je autori i sulmeve kundër KF Tiranës!

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, ka reaguar pas akuzave që kryeministri Edi Rama bëri ndaj kreu të shtetit për dhënien e shtetësisë një futbollisti të ekipit të Tiranës. Blushi se për procedurën e ndjekur dhe për pastërtinë e figurës së lojtarit, kryeministri Edi Rama duhet të pyesë institucionet e sigurisë së vendit.

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

Nuk kishim asnjë dyshim!

Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të FK Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!

SHKARKO APP