FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tedi Kopliku: Këshilli i Mandateve nuk ka lidhje me vendimin e GJK, drejtësia në dorën e…

Drejtuesi i Departamentit “BrainGrain” në PD, Tedi Kopliku e quajtun të pakuptimtë arsyen që PS-ja ka paraqitur për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Për të SPAK ka prova se Balluku ka ndërhyrë dhe po ndërhyn duke intimiduar dëshmitarët, kurse Këshilli i Mandateve duhet të vendosë heqjen e imunitetit të Ballukut. Ai u shpreh se protestat e PD duhet të përshkallëzohen deri në paralizimin e jetës publike duke ja bërë të pamundur qeverisë punën, pasi drejtësia sot duket se kontrollohet nga Edi Rama.

”Rasti Balluku është rasti më i qartë se si kontrollohet drejtësia. Këshillin e Mandateve e thërret kryetari i Kuvendit dhe arsyeja e shtyrjes është se duhet të pritet vendimi i Kushtetueses, gjë që nuk ka sens. Vendimi në GJK ka të bëjë me pezullimin nga detyra të zonjës Balluku, kurse Këshilli i Mandateve duhet të vendosë heqja e imunitetit pasi SPAK ka prova se Balluku ka ndërhyrë dhe po ndërhyn duke intimiduar dëshmitarët”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?