Teherani paralajmëroi presidentin amerikan: SHBA do jetë një ferr i gjallë!

Teherani paralajmëroi presidentin amerikan, Donald Trump, pas kërcënimeve të fundit që kreu ui Shtëpisë së Bardhë bëri ndaj infrastrukturës së tij energjetike dhe urave nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit deri të martën.

“Lëvizjet tuaja të pamatura po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një ferr të gjallë për çdo familje të vetme dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet, sepse ju këmbëngulni të ndiqni urdhrat e Netanyahut’, thuhet në reagimin e kryeparlamentarin iraniaN, Mohammad Bagher Ghalibar në X.

Gjithashtu Ghalibaf e vijoi mesazhin më tej, duke thënë se: “Mos u gaboni: nuk do të arrini asgjë duke kryer krime lufte”, shkroi Kryetari i Parlamentit iranian në X.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E vetmja zgjidhje e vërtetë është të respektohen të drejtat e popullit iranian dhe t’i jepet fund kësaj loje të rrezikshme.”, përmbylli reagimin në X, raporton agjencia italiane e lajmeve,  ANSA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Velayati, paralajmëroi gjithashtu se: “nëse Shtëpia e Bardhë përsërit gabimet e saj të pamenduara, ajo do ta kuptojë shpejt se rrjedha e energjisë dhe tregtia globale mund të ndërpriten me një sinjal të vetëm”.

Velayati kritikoi më tej strategjitë e Uashingtonit, duke deklaruar se ndërsa “Shtetet e Bashkuara kanë mësuar historinë nga Irani, ato ende nuk e kanë mësuar gjeografinë e fuqisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?