Tek “Rana e Hedhun”,një Parajsë e bërë nga natyra dhe “SIGAL Resort”

 

Tashmë kemi hyrë në pikun e pushimeve verore. Dikush vrapon për jashtë shtetit, shumë të tjerë ndër pikat e pushimeve në bregdet apo në liqenin e Pogradecit.  Të tjerë në pika malore. Sejcili, sipas takatit e kohes së tij, turret për të pushuar pak ditë. Por deti është preferenca e shumëkujt.

Bregdeti shqiptar është shumëpopulluar dhe kushtet nuk janë kudo të pranueshme për shkak të numrit të madh të kërkuesve pushimenderrues dhe pronarëve që duan  të rrjepin edhe qindarken e fundit pushuesve. Natyrisht që ka edhe pronarë apo menaxherë ekselentë e që nuk vrapojnë për t'i zhvatur, porse pikësëpari synojnë për ti kënaqur e relaksuar pushuesit verorë. Janë bërë shumë hotele kudo në bregdet e pak resorte. Dikush e ka bërë hotelin 10-katsh mbi rerë ,të tjerë kanë betonizuar gjithçka në bregdet.  Vetëm e vetëm që si të marrin sa më shumë lekë e jo për të ruajtur natyrën e bukurinë e bregdetit. Pakkush e ka ruajtur atë ose  ka vënë dorë si artist mbi bregun. Pakkush ka bërë si një pronar në bregdetin e Shengjinit, aty ku quhet "Rana e hedhun", sapo kalon paksa portin e Shëngjinit. Më saktë pak para se të shkojë tek kryevepra natyrore ku rëra është hedhur nga natyra ndër shekuj në mal. Eshtë një "Sigal Resort" ose një parajsë bregdetare, ku mali bën fresk përmbi pushuesit e dielli lëshon rrezet tek trupi i tyre. Një bukuri e natyrës, por e ruajtur me fanatizem nga "Sigal Resort". Pronari i resortit ka kaq shumë para sa mund të bënte një varg hotelesh mbi 10-katsh e të pushtonte gjithçka vetem për të vjelur euro me thasë. Por ka bërë një gjë prej arti; ka përshtatur një ndertesë dy katshe me rërën, malin, detin, me lulet e pemet e zones. Pra një bukuri për të relaksuar e jo për të mbushur xhepat. Dhe një supërguzhinë ku me pak lekë kënaqesh me çfarë ka deti. Ai ka punuar dikur në marinë si ushtarak në portin e Shengjinit, e ku falë talentit të lindur , ishte edhe njeri i letrave, shkruante e skiconte. Dhe tashmë është në Tiranë një prej biznesmenëve më të mëdhenjë shqiptarë. Por nuk ka përdorur betonin apo forcën e parasë. Ka vënë në punë mendjen, artin  e dëshirën për të bërë diçka që të jetë natyrisht fitimprurëse, por mbi të gjitha ku njërëzit të vijnë me vrap e dëshirë si në një vend parajse për pak ditë. Dhe e ka realizuar. Mjafton të shkoni dhe më pas të gjeni kohën të riktheheni. Duhet parë që të flasësh me saktë me fjalët e syrit tënd e të relaksit shpirtëror. Ka bashkuar detin, malin, rërën, relaksinë, artin dhe gatimin, pa harruar një shërbim ku ti je “perandori” për ditët e pushimit.

Natyrisht që ky është një biznes si gjithë të tjerët, por drejtuesit e resortit " Sigal Resort" nuk veprojnë si shumë të tjerë ,kudo nëpër Shqiperi, që e kanë shkatërruar natyrën e bukur për të përfituar. Bile e kanë masakruar natyren e bukur të bërë nga dora e Zotit dhe nga njeriu nder vite. Këtu është ndryshe!

Shteti duhet të verë dorë atje ku keqperdoret natyra. Në "Sigal Resort" duhet të shkoni për të parë se si dora e njeriut, pa oreks për të supërfituar, ka bërë një kryeveper; një art që edhe piktorët i magjeps dhe artistët i frymëzon.

Në fund të fundit çdo pushues është artist brenda vetes.

SHKARKO APP