Tek shpërndante pako me ushqime për familjet në nevojë, Veliaj kthehet te kujtimet e klasës së parë
Teksa shpërndante ndihma me ushqime për familjet në nevojë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj takoi një person të veçantë. Ishte gjyshi i Dorelës, shoqes së bankës së klasës së parë të tij. Rastësia solli që shumë vite më vonë, tashmë si kryebashkiak, Veliaj t’i qëndrojë sërish afër Dorelës, duke e ndihmuar në këto ditë të vështira familjen e saj.
Veliaj: Komandant si je komandant, si të kam?
Sulejmani: Hajde Erion hajde.
Veliaj: Sulejman si të kam?
Sulejmani: Respkte shumë edhe Edit t’i japësh, edhe ti. Ty të njoh që në Liecun Artistik unë, bashkë me Dorelën, jam gjyshi i Dorelës.
Veliaj: Me Dorelën po, po. Gjyshi i Dorelës? Joooo. Nuk e bëra lidhjen me Dorelën, Dorela ka qenë shoqja ime e bangës në fillore. Kemi qenë te shkolla “Kosova”, jo te liceu.
Sulejman: Erion ke bërë mrekullira. Edi e filloi, ti e përfundove.
Veliaj: Edin e kemi 1-sh. Ti je ushtarak i vjetër, kështu që pa komandantë nuk fitohet beteja.
Sulejmani: 91 i bëra, tani 92 pres.
Veliaj: Ti do kalosh 100, e do shohësh Dorelën me nipa, me mbesa pafund. Do i bëni shumë të fala.