Telashe për ish-kryebashkiakun e PD, merret si i pandehur nga Drejtësia

Prokuroria e Shkodrës ka marrë si të pandehur ish-kryebashkiakun e PD në Vaun e Dejës Gjon Marku.

Sipas komunikatës zyrtare, mësohet se Marku ka dhënë një licencë në kundërshtim me ligjin.

Ndër të tjera, Prokuroria njofton:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka marrë si të pandehur për veprën penale të « Shpërdorimit të detyrës » , parashikuar nga neni 248 i K.Penal, ish–kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku, dhe ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar një liçensë si dhe një çertifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën”, nënvizon prokuroria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?