Telefonata anonime që vuri në lëvizje policinë e Korçës

(Lajm i përditësuar) Një telefonatë në komisariatin e Policisë së Korçës ka vënë në alarm gjithë efektivët e policië.

Denoncuesi ka deklaruar se në fshatin Lekas, në lagjen Xerje janë vrarë dy persona. Pas dhënies së informacionit, personi që komunikoi me komisariatin e policisë ka fikur telefonin.

Forcat e policisë janë nisur drejt fshatit të largët në zonën malore për të verifikuar ngjarjen. Nga të dhënat e forcave blu ne fshat nuk ka rezultuar të ketë asnjë ngjarje apo incident me armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që kanë nisur hetimet për gjetjen e personit që bëri njoftimin e rremë për dy vrasje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?