Telefonata nga banorët arreston 51-vjeçarin që po vidhte banesën në Fier

Bashkëpunimi me komunitetin ka vënë pranga një 51 vjeçar në Fier, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur  në një banesë në fshatin Levan.

Policia thotë se pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se në banesën e shtetasit F.K, 53 vjeç, ka hyrë një shtetas i panjohur, i cili dyshohet se po vidhte banesën, menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit, si dhe sekuestroi  sendet e vjedhura.

I arrestuari është Pandeli Culi, banues në Levan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë.

Ora News - Telefonata nga banorët arreston 51-vjeçarin që po vidhte banesën në Fier

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?