Telefoni i bllokuar nga SPAK të cilin Kryemadhi e kërkon në Gjykatën e Lartë, Meta: S’kam përgjegjësi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i kërkon Gjykatës së Lartë të lirojë nga sekuestroja një telefonin celular të bllokuar nga SPAK, për llogari të hetimit të kallëzimeve ndaj saj në këtë strukturë. Aparati celular i llojit “iPhone” i është sekuestruar një personi të afërt të Kryemadhit, ndërsa dyshohet nga SPAK se përdorej prej saj.

Në një dalje publike nga selia e Partisë së Lirës, bashkëshorti i Kryemadhit, kreu i PL-së Ilir Meta nuk foli për rekursin, por përjashtoi veten nga çdo paligjshmëri.

“Nuk mbaj përgjegjësi, tani se dikur thosha që mbaja për vajzën më të vogël, se nuk i kishte bërë 18 vjeç, por tani është 19. Nuk mbaj përgjegjësi për asnjë njeri, për çdo sjellje në raport me ligjin. Ajo që dua t’ju siguroj juve dhe gjithë shqiptarëve është, që sjellja ime në raport me ligjin, në raport me Kushtetutën, ka qenë gjithmonë perfekte”,-tha Meta.

SHKARKO APP