Tëmeti la pasoja edhe tek godina e Kryeministrisë, dalin fotot

Edhe godina e Kryeministrisë është prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Zv.ministri Artan Shkreli, ka bërë të ditur lajmin, teksa ka publikuar edhe fotot nga salla e hartave e cila po i nënshtrohet rikostruksionit. “Kryeministria gjithashtu u troshit nga termeti i datë 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje. Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme, përfshi bazamentin u përforcuan në pikepamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike duke shpëtuar me siguri qendrueshmerinë e objektit. Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni. (Foto e parë: gjendja pas tërmetit; dy fotot e tjera: ndërhyrja konstruktive me fibra karboni)”, shkruan Shkreli.

SHKARKO APP