Temperatura deri në 24 gradë celsius, kështu parashikohet të jetë moti sot

Gjatë ditës së sotme moti në vendin tonë do jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në jug dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15  m/sek në bregdet.

Kurse temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Në zonat malore temperatura minimale do të jetë katër gradë celsius kurse ajo maksimale do të arrijë në 20 gradë celsius.

Në zonat e ulëta temperatura minimale do të jetë gjashtë gradë celsius kurse ajo maksimale do të kap vlerën e 24 gradë celsius.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në zonat bregdetare temperatura minimale do të jetë 9 gradë celsius, kurse ajo maksimale 22 gradë celsius.

Swiss Digital Mobile Reklama

E mesa duket koha për t’i lënë xhupat në shtëpi ka ardhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?