Temperatura deri në -7 gradë/ Meteorologia: Ja zona ku priten ‘flokë’ dëbore

Meteorologia Tanja Porja ka bërë parashikimin e kushteve atmosferike për ditën e sotme në Shqipëri.

Porja tha se mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak se një ditë më parë, ndërkohë që sipas saj, termometri ka shkuar deri në -7 gradë celcius në zonat malore veriore e verilindore.

Ajo shtoi se në mesditë pritet një rritje e lehtë e temperaturave në të gjithë vendin dhe mot i kthjellët. Sipas meteorologes, në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen vetëm në pjesën lindore të vendit, ku priten edhe flokë dëbore herë pas here.

“Mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak. Mjaft ftohtë është mëngjesi në të gjithë territorin shqiptar, ndërkohë që presim që në mesditë të kemi një rritje të lëhtë të temperaturave. Kthjellime në pjesën e parë të ditës, vetëm momente të shkurtra me flokë dëbore në skajin verior dhe në zonat kufijtare veri-lindore.

Në pjesën e dytë të ditës në zonat lindore do të kemi shtim të vranësirave. Teromometri ka shënuar -7 në veri dhe veri-lindje, ndërkohë kemi rreth -5 në zonat malore juglindore. Era do të jetë e fortë në zonat veriore dhe verilindore të vendit dhe drejtimi i saj do të jetë verior dhe verilindor”, ka thënë meteorologia Tanja Porja.

SHKARKO APP