Temperatura ekstreme deri në 42 gradë celcius, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë, deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore lindor.

Megjithatë, nuk priten reshje në territor. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 19°C vlera minimale deri në 40 – 42°C maksimalja në rang territori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?