Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe bore. Parashikimi i motit për sot

Kjo e mërkurë do të vijojë të jetë me temperatura të ulëta, vijueshmëri e ditëve të kaluara.

Dita do të nisë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, por më pas do të ketë reshje shiu e dëbore, më të theksuara në zonat malore.

Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar -7 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalja pritet të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë me shpejtësi deri në 55 km/h, duke shkaktuar dallgëzim në brigjet detare deri në 4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?