Temperaturat deri në 37°C, IGJEO: Pjesa më e madhe e vendit e rrezikuar nga zjarret

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve do ta mbajnë nesër pjesën më të madhe të vendit në rrezik të lartë për zjarre në pyje, sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO).

Rreziku i lartë parashikohet në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në Shkodër, Kukës dhe Dibër niveli i rrezikut do të jetë i moderuar, edhe pse në disa zona të këtyre qarqeve pritet të jetë gjithashtu i lartë.

Sipas IGJEO, niveli më i lartë i rrezikut pritet në pjesën perëndimore të qarkut Shkodër, në verilindje të qarkut Kukës dhe në perëndim të qarkut Dibër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në zonat bregdetare, deri në 37 gradë në vendet e ulëta dhe deri në 33 gradë Celsius në zonat malore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?