Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në Shipëri, gjendet i vdekur i moshuari

Temperaturat e larta kanë shkaktuar viktimën e parë në Shqipëri.

U raportua se një 72-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Memaliaj, ku viktima është gjetur i pajete nga të afërmit e tij në një parcelë të mbjellë.

Dyshohet se i moshuari ka ndërruar jete si pasojë e temperaturave të larta të ajrit mëngjesin e sotëm.

Sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, i moshuari nuk kishte shenja dhune që të mund të dyshohej për ndonjë vrasje, por konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasoje e temperaturave dhe te nxehtit saharian.

SHKARKO APP