Temperaturat i kthehen normalitetit, ja si pritet të jetë moti sot, 23 qershor 2024

Sinoptikanët shprehen se ‘anticikloni afrikan’, i cili u karakterizua me temepratura “ferri” është larguar, duke i lënë vendin normalizimit të situatës atmosferike.
Prej disa ditësh Shqipëria ka qenë nën ndikimin e kushteve të nxehta atmosferike, por duke filluar nga dita e sotme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.
Temperaturat edhe sot do të vijojnë të jenë relativisht të larta, por brenda normave të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.
Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.
Sipas MeteoAlb: Orët e paradites, paraqiten; me vranësira dhe shira ku më prezente do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit ndersa zonat Jugore do të jenë kryesisht me kthjellime dhe momente me pika shiu. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke ri-kthyer intervalet me kthjellime në të gjithë vendin, më të theksuara në zonat Jugore- Jugperëndimore; kryesisht në qarkun e Vlorës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Verperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP