Temperaturat marrin kthesë, parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktualitet E Diel, 10 Maj 2020 08:40
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me diell në mëngjes, ndërsa në mesditë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në disa qarqe priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12/ 21°C
në vendet e ulëta: 9 / 23°C
në vendet malore: 6 / 22 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.