Tenderi për respiratorët, Vokshi: Situata nuk zgjidhet me gjoba që shpall në ERTV

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi publikoi një video të një deklarate të Kryeministrit Edi Rama, ku kreu i ekzekutivit deklaron se janë marrë të gjitha masat për përballimin e koronavirusit. Megjithatë, Vokshi shkruan se sot “u publikuan dokumenta se Ministria e Shëndetësisë” ka hapur me urgjencë tenderin me afat 24 orë për blerjen e këtyre pajisjeve. Vokshi shkruan gjithashtu se “qytetarët duan dikë që qeveris dhe merr vendime në kohën e duhur”.

Albana Vokshi: Me gjoba nuk zgjidhet asgjë. Duhen masa mbrojtëse për stafin mjekësor, duhen tamponë dhe kite për testimin e popullatës, duhen pajisjet e nevojshme mjekësore për përballimin e fluksit. Asgjë prej këtyre në kohë, megjithëse Kryetari i PD Lulzim Basha, prej ditësh, i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për pajisjen e spitaleve me mjetet e nevojshme, përfshirë,  aparatët respiratorë. Vazhdimisht, kryeministri e ka hedhur poshtë duke theksuar se spitalet kanë pajisje të nevojshme.

Sot mediat publikuan dokumenta se Ministria e Shëndetësisë ka hapur me urgjencë tenderin me afat vetëm 24 orë për blerjen e këtyre pajisjeve

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata nuk menaxhohet as me shpalljet e gjobave në ERTV, as me daljet e Ramës nga vila 2 milionë euro në Surrel, aq më pak, me sulme ndaj çdo propozimi të opozitës. Për shëndetin e mjekëve dhe të shqiptarëve duhen veprime të shpejta, që i paraprijnë përkeqësimit të situatës.  Qytetarët kanë nevojë për dikë që qeveris dhe merr vendime në kohën e duhur për interesin e tyre. Qytetarët duan zgjidhje, jo të shtyjnë  kohën duke parë Edi Ramën në televizor në mëngjes, në drekë dhe në darkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?