Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tenderi për uniformat e Policisë, MPB i përgjigjet akuzave të PD

Aktualitet E premte, 2 Gusht 2019 09:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se tenderi prej 30 milionë eurosh për uniformat e Policisë së Shtetit është një aferë korruptive. PD tha dje se mënyra e gjetur për të vjedhur është paracaktimi i fituesit përmes shkeljes së procedurave ligjore për rregulla të barabarta loje dhe konkurencë të drejtë në treg dhe se për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij.”

Ndërsa MB deklaron se Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në cilësinë e organit qendror blerës, ka publikuar me datë 26.07.2019 procedurën e prokurimit “Procedurë e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar – Prokurim Elektronik – Marrëveshje Kuadër me afat 4 vjet”, me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në emër e për llogari të autoritetit kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç d...

Para 7 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 10 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 10 orësh

“Duke qenë se, për këtë procedurë prokurimi janë ngritur publikisht disa pretendime të pavërteta, të cilat burojnë kryesisht nga mungesa e njohurive të legjislacionit të prokurimit publik, sqarojmë të gjithë të interesuarit, se:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së pari, ‘Procedurë e kufizuar’ është një prej llojeve të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik, përmes së cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë (Faza e parë – Parakualifikimi), por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur në fazën e parë, mund të dorëzojnë oferta teknike dhe ekonomike (Faza e dytë – Ftesa për Ofertë).

Siç e parashikon ligji, procedura e kufizuar mund të përdoret atëherë kur është e domosdoshme të bëhet dallimi ndërmjet fazës së përzgjedhjes, ku trajtohet kualifikimi i kandidatëve dhe fazës së përcaktimit të kontratës fituese, ku shqyrtohet oferta teknike dhe ekonomike.

Procedura e kufizuar (me 2 faza) kombinon disa detyra deri në marrjen e produktit përfundimtar, dhe përdoret për shkak të karakterit shumë të ndërlikuar dhe të veçantë të mallrave e shërbimeve, të cilat mund të furnizohen, sigurohen dhe ekzekutohen nga operatorë ekonomikë, të pajisur me kapacitet të duhur teknik, profesional dhe financiar.

Ndarja në dy faza paraqet kosto më të ulëta ekonomike për operatorët ekonomik të interesuar, të cilët nuk janë të detyruar të përgatisin ofertat ekonomike dhe teknike që në fazën e parë (p.sh. kampione/mostra të mallrave), si dhe kosto më të ulëta administrative për organin qendror blerës”, deklaron MPB.

Sipas saj, të dy fazat e kësaj procedure zhvillohen në rrugë elektronike, përmes platformës së prokurimit elektronik (përveç kampioneve/mostrave të mallrave, që dorëzohen fizikisht ditën e hapjes së ofertave, në fazën e dytë).

“Gjendja e tregut vendas dhe atij të huaj e mundëson pjesëmarrjen në fazën e parë të parakualifikimit, të më shumë se dy operatorëve ekonomikë, të cilët mund të marrin pjesë edhe si bashkim operatorësh ekonomikë për të realizuar objektin e prokurimit.
Mallrat dhe shërbimet në lidhje me to, nuk gjenden lehtësisht në treg dhe kanë specifikime teknike e standarde të veçanta, të cilat janë të miratuara me akt nënligjor.
Prokurimi do të realizohet përmes ‘Marrëveshjes Kuadër’, si një instrument i përcaktuar nga legjislacioni i brendshëm për prokurimin publik dhe nga direktiva e Bashkimit Europian, që në rastin konkret garanton plotësimin e nevojave me uniforma për punonjësit e Policisë së Shtetit në çdo kohë, për një periudhë 4 vjeçare.
Së dyti, afati kohor në dispozicion të operatorëve ekonomik për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje në Fazën e parë – Parakualifikimi, i përcaktuar në dokumentet e tenderit dhe njoftimin e kontratës është 25 ditë, nga 20 ditë që është afati minimal ligjor.
Në këtë fazë parakualifikuese, operatorëve ekonomik nuk iu kërkohet të përgatisin dhe paraqesin kampione/mostra të uniformave, por vetëm dokumentacionin minimal ligjor të përcaktuar për këtë fazë”, thuhet në deklaratë.

Sipas MPB, në përfundim të vlerësimit të kërkesave për pjesëmarrje në fazën e parë dhe respektimit të afateve ligjore të ankimimit administrativ, nëse do të ketë të paktën dy operatorë ekonomik të kualifikuar, atyre do t’ju dërgohet “Ftesa për Ofertë”, në të cilën do të përcaktohet edhe afati kohor në dispozicion për përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës teknike dhe ekonomike për fazën e dytë.

Afati minimal i përcaktuar në ligj, për dorëzimin e ofertave në fazën e dytë është 20 ditë, por duke patur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e procesit të përgatitjes së ofertës teknike dhe ekonomike, ku përfshihen edhe kampionet/mostrat e uniformës dhe dokumente të tjerë teknikë, afati që do të lihet në dispozicion do të jetë mëse i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm për përgatitjen e ofertave nga të gjithë operatorët e kualifikuar.

“Përsa u sqarua më sipër, përgënjeshtrojmë çdo pretendim, në lidhje me procedurën dhe afatet e saj, si dhe garantojmë, se përzgjedhja e fituesit do të realizohet në përputhje me parimet e mosdiskriminimit, transparencës dhe barazisë në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve ndaj operatorëve ekonomik. Ftojmë dhe inkurajojmë çdo operator ekonomik të interesuar, vendas dhe të huaj, të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi!”, deklaron MPB.

Etiketat e lidhura

MPBPDtenderiuniformat e Policisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 3 minutash

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 25 minutash

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 6 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 7 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 20 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 16 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 9 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 7 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.