Tension në Durrës, qytetarët protestojnë kundër projektit TID

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë protestuar sërish këtë paradite para godinës së Bashkisë, në një kohë kur Këshilli Bashkiak po zhvillonte mbledhjen e radhës. Protestuesit kërkojnë ndalimin e projektit dhe më shumë transparencë nga institucionet për procedurat e ndjekura, veçanërisht sa i takon pronave dhe banesave që preken nga ndërhyrja.

Situata u tensionua gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, teksa qytetarët hodhën vezë në drejtim të godinës së Bashkisë. Në duar mbanin pankarta me mesazhe kundërshtuese ndaj projektit dhe kërkesa drejtuar institucioneve. “Mos e prek Durrësin!”, “Mos shto veprat penale!”, “S’na keni informuar, ju gënjeni” dhe “Bashki, po na hidhni nga banesat tona në rrugë” ishin disa prej mesazheve të shfaqura gjatë protestës.

Banorët bëjnë me dije se rreth tre javë më parë i kanë dërguar Bashkisë së Durrësit një kërkesë zyrtare për informacion lidhur me projektin dhe pronat e prekura, por sipas tyre nuk kanë marrë ende përgjigje. Çështja është gjithashtu pjesë e një procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të këtij procesi është kërkuar edhe pjesëmarrja e drejtoreshës së Drejtorisë Juridike të Bashkisë Durrës, Almeida Rroshi. Protestuesit paralajmërojnë vijimin e kundërshtimit të projektit, duke kërkuar që institucionet të bëjnë publike informacionet mbi procedurat dhe ndikimin që ai do të ketë mbi pronat dhe banesat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?