Tension në Laprakë, banorët kundërshtojnë prishjet e banesave
Aktualitet E Martë, 14 Shtator 2021 21:53
Tensione mes policisë dhe banorëve ka pasur ditën e sotme në zonën e Laprakës.
Punonjës të IKMT-së kanë nisur shembjet e banesave të cilat preken nga zbatimi i projektit të Unazës së madhe. Banorët thonë se nuk janë njoftuar për shembjet e banesave, raporton BalkanWeb.
Zonja e shtëpisë po përpiqet t’i tregojë dhe historikun e shtëpisë IKMT-së që të mos bëhet prishja. Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve.

KOHA JONË SONDAZH

