Tension në Mal të Zi, shqiptarët përzënë mitropolitin serb
Janë rritur tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve në Mal të Zi, pas një tentative të kreut të Kishës Ortodokse serbe, Mitropolitit Amfilohije në Ulqin për të mbajtur një meshë në Malin e Rumies.
Por shqiptarët nuk e kanë lejuar diçka të tillë, ç’ka ka shkaktuar reagime të ashpra jo vetëm nga Kisha serbe por edhe nga zëri i Kremlinit në Balkan, portal Sputnik.
“Zyrtarisht nisi persekutimi i serbëve në Mal të Zi”, – është titulli i Sputnik-ut.
Amfilohije prej kohësh po tenton të mbajë mesha në zonat shqiptare sin ë Kalanë e Ulqinit, Krajë, por edhe në Rumie me pretendimin se ndodhen themelet e objekteve të kultit të tyre.
Mitropoliti kishës serbe, i njohur me deklaratat antishqiptare pretendoi se aty ku ishte mbledhur për të mbajtur meshë ndodheshin themelet e kishës së Gjon Pagëzorit.
Por këshilltarët e Komunës së Ulqinit e kanë kundërshtuar, duke theksuar se për aktivitetin duhet leje nga organet përkatëse.
Haxhi Sulejmani, këshilltar i Partisë Demokratike, anëtar i koalicionit qeverisës Ulqinit, i ka kërkuar Mitropolitit të largohet.
Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe më pas mesha është zhviluar në një ambient të mbyllur.
Ndërkohë sot, Sputnik ka e cilësuar ngjarjen e djeshme një “provokacja”. Sipas portalit të Kremlinit, ka nisur zyrtarisht persekutimi i Kishës Serbe.
Drejtuesi i Partisë Popullore Demokratike të Malit të Zi, Milun Zogoviç, një parti që përfaqëson serbët, e cilësoi ngjarjen si një “sulm i shovinistëve etnike dhe fanatikë”.
Sipas Zogoviçit, qeveria e Malit të Zi “sot dërgoi një mesazh që Ulqini tashmë është një qytet i Shqipërisë, siç kanë deklaruar Hashim Thaçi dhe Edi Rama.
“Duke shpallur Thaçin dhe Ramën ‘Qytetarë Nderi’ të Ulqinit, ky qytet në thelb është bërë pjesë e Shqipërisë së Madhe”, shprehet ai.
Kreu i partisë së serbëve ka paralajmëruar nisjen e një stine konfliktesh etnike dhe fetare në Mal të Zi.
“Ne nuk kemi më nevojë që të ftojmë autoritetet kompetente për të hetuar sulmet mbi metropolitin, pasi është e qartë se ata janë prapa tyre.
https://www.facebook.com/senadmaku/videos/10217202462922200/
Prandaj, ne kërkojmë që besimtarët e Malit të Zi të jenë vetëorganizues në të ardhmen dhe të mbrojnë të drejtat dhe liritë tona fetare në çdo qytet dhe me çdo kusht. Kushdo që sillet brutal me Kishën Ortodokse Serbe, do të thotë se ka mbështetjen Partinë Demokratike të Socialistëve dhe partnerëve të saj të koalicionit”, deklaroi Zogoviç.
Në malin e Rumisë ka nisur ndërtimi i xhamisë siç ka qenë, por Kisha serbe e kundërshton dhe deputeti serb në parlamentin e Podgoricës akuzon qeverinë malazeze se po ndihmon muslimanët.
“Që kur qeveria jonë po dërgon ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë, po shihet qartë strategjia e saj antiserbe. Ndaj ne i bëjmë thirrje besimtarëve të vetëorganizohen”, thekson Sputnikduke cituar deputetin serbo-malazez.