Tension te “Bregu i Lumit”, Policia largon me forcë banorët (Video)
Policia ka zbarkuar sot te “Bregu i Lumit” teksa ka larguar me forcë banorët e shtëpive, të cilat janë parashikuar për t’u prishur.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë me forcë duke larguar banorët. Sipas banorëve, policia iu ka mbledhur telefonat me qëllim që ata të mos filmojnë aksionin për prishjen e tyre. Aksioni i prishjes ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë raportuar edhe konfrontime fizike.
Në aksionin e ditëve më parë, Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë banorët, të cilët kërkuan me ngulm dëmshpërblim financiar.
Partia Demokratike ka dënuar me ashpërsi ndërhyrjen dhe dhunën e Policisë ndaj banorëve, ndërsa veprimet e tyre i ka cilësuar të papranueshme dhe njëherësh kriminale./

KOHA JONË SONDAZH

