Tensione mes policëve civilë dhe protestuesve te “Astir”. Deputeti i LSI shmang përplasjen

Është shoqëruar me momente tensioni protesta e sotme e banorëve të zonës së ”Astirit”. Në një moment, banorët kanë pikasur se mes protestuesve kishte edhe punonjës policie të veshur civil.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga ”Fax News”, banorët kanë kërkuar largimin e tyre. Edhe sot protestuesi kanë bllokuar sërish rrugën ndërsa në mbështetje të tyre ka qenë dhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari.

Deputeti i LSI ka ndërhyrë për të qetësuar situatën duke shmangur tensionet mes policëve të veshur civilë dhe banorëve që kanë dalë në mbrojte të pronave të tyre. Prania e deputetit të LSI ka shmangur dhe përplasjen fizike të qytetarëve që janë irrituar nga prania e agjentëve civile mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Tensionohet situata në Astir, protestuesit përplasen me policët civilë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?