Tensione në Gjykatën e Fierit! Familjarët e 8-vjeçarit tentojnë të hyjnë në sallë dhe thyejnë xhamat e derës hyrëse

Tensione në Gjykatën e Fierit! Ndërsa sot jepet masa e sigurisë për 38-vjeçarin, Klodian Çalamani, familjarët e Mateo Vasiut kërkojnë të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit.

Ata kanë hyrë me forcë në ambientet e gjykatës dhe kanë thyer xhamat e derës hyrëse, ndërkohë që policia nuk i lejon të hyjnë brenda.

Familjarët kërkojnë të jenë të pranishëm pasi kanë dyshime nëse do të bëhet drejtësi.

Gjithë kjo situatë është shoqëruar me debate të ashpra mes familjarëve të 8-vjeçarit dhe forcave të policisë.

“Si më djeg zemra mua, ashtu çika-çika të bëhet ai”! Kështu deklaron nga ambientet e gjykatës së Fierit, babai i Mateos 8-vjeçar, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij, 38-vjeçari Klodian Çalamani.

Një e afërme e Mateos apeloi në ambientet e jashtme të gjykatës për drejtësi. Ajo kërkoi mbështetjen e të gjithëve, ndërsa apeloi t’i bashkohen në gjykatë.

“Ju lutem qytetarëve që kanë fëmijë kërkojmë të na bashkoheni ju lutem na ndihmoni të kërkojmë drejtësi për Mateon, sot ishte fëmija jonë nesër mund të jetë fëmija juaj, lë të varim këtë plehrë të shpëtojnë fëmijët e tjerë, gjithë populli ku është të na mbështesë këtu”, tha njëra nga te afermet e vogelushit.

Klodian Çalamani vrau e groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu, dy ditë më parë.

SHKARKO APP