Tensione në Këlcyrë. Banorët: Do flijohemi për të mbrojtur pronat (VIDEO)

Në Këlcyrë situata është tensionuar pas vendimit të bashkisë për prishjen e banesave që preken nga një projekti i miratuar muajt e fundit. Banorët që humbasin pronat kanë kërcënuar se do të flijohen për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Ditën e sotme, ishte parashikuar të zhvillohej mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, por ne minutat e fundit u anulua për shkak të frikës se ndonjë proteste të dhunshme të banorëve, raporton “Jugu News”.

Para godinës se Bashkisë së Këlcyrës, ishin mbledhur pronaret e objekteve qe do t’u vihet rruspa e qeverisë. Ata thonë se nuk do të lejojnë asnjë punëtor dhe makineri t’u afrohet banesave të tyre, për të cilat kanë dokumente që i njohin si pronar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Jugunews, protesta ne Kelcyre 8 prill 2019

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?