Tensione në Kuvend/ Hysi: Mos rrini në kafe, paguheni me taksat e shqiptarëve. Deputeti: Isha në banjo
Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend ka tensione. Debati u krijua pas fjalës së deputetit të opozitës, Ralf Gjoni, i cili ka kërkuar fjalën e tij pas prezantimit të nismës për shkarkimin e Presidentit Meta, teksa nuk i kurseu kritikat për rregulloren e Kuvendit. Kaq mjaftoi, që të ndërhynte drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi.
DEBATI
Vasilika Hysi: S’kam ndërmend të të mësoj ty rregulloren. Zoti Gjoni, ju jap vërejtje. Mos dëgjoni. I kam lexuar emrat që në fillim. Ndaj të nderuar kolegë, s’keni pse rrini në kafe për një çështje të rëndësishme, por respektoni shqiptarët pasi paguheni me taksat e shqiptarëve.
Gjoni: Nuk ishte emri i im aty. Ishte i katërti.
Vasilika Hysi: Emri juaj është i pari dhe i vetmi tek lista e të pavarurve.
Gjoni: Mua më takon.
Vasilika Hysi: Mos rrije në kafe, por rrije këtu.
Gjoni: Isha në banjo, urgjencë.
Vasilika Hysi: Unë e di që ka vetëm covid, s’ka pandemi të tjera.