Tensione te protesta për Teatrin, Maks Velo: Jo luftë siç tha ai palaçua atje
Momente tensioni ka pasur këtë pasdite në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, para ambienteve të godinës.
Pasi mori fjalën në foltoren e krijuar rishtazi, Maks Velo iu drejtua një tjetër protestuesi me fjalën “palaço”.
Maks Velo: Kemi ardhur të mbrojmë teatrin jo të bëjmë luftë siç tha ai palaçua atje (drejtohen gishtin një prej protestuesve).
Ta mbrojmë në mënyrë demokratike, shtoi ai, duke kundërshtuar fjalët e protestuesit që pretendonte se duhet luftuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Ne fund te fjalës një grua i drejtohet Velos: Pse përdor ketë fjalor?
KOHA JONË SONDAZH

