Tensione te Trauma, protestuesi qëllon drejt Ramës me këpucë, policia arreston dhe pleq

Një ditë plot tensione ishte kjo e sotmja. Pas protestës që u zhvillua para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes banorëve të Unazës së Re, që protestonin kundër shembjes së shtëpive të tyre dhe policëve, pati disa të plagosur.

Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në spitalin e Traumës, ku do të vizitojë të plagosurit, por edhe aty është përballur me protestues.Në hyrje të spitalit Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Turp, turp, turp”, dëgjohet teksa brohorasin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit.”, i drejtohet një tjetër familjare, Ramës. Ndërkohë, situata precipitoi për një moment, pasi një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë, por ishte punonjësi i sigurisë, i cili e devijoi. Me pas ai u shoqërua nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se mes policëve të plagosur, të cilët ishin në krye të detyrës, një efektive humbi 4 gishta nga shpërthimi i një kopsolleje, ndërkohë një tjetër humbi dëgjimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?