Tensionet mes Trump-Zelensky! Cullhaj: Uashingtoni është i rëndësishëm për Kievin

Pedagogu Florian Cullhaj komenton debatin e ashpër të zhvilluar mes Donald Trump dhe Volodymir Zelenskyt në Zyrën Ovale. Për të Trump u soll në Shtëpinë e Bardhë sikur të ishte në banesën e tij. Sipas tij, Amerika ka qenë, është dhe duhet të jetë në krah të më të dobëtit. Ai shtoi se SHBA është e rëndësishme për Kievin.

”Trump u soll në Shtëpinë e Bardhë si në banesën e tij. Amerika duhet të ndihmojë më të dobëtin. Pritshmëria është kjo, por që ky debati i vuri vulën që Amerika është tërhequr në izolim.

Ka analistë që thonë se kjo ishte e përgatitur ajo që ndodhi, pasi Zelensky nuk bie dakord me disa pika amerikane, pasi i konsideron si bashkëpunim me Rusinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E shoh fyese, kjo që të “thyhet” një individ. Imagjinojmë sikur të ishte Rugova në atë rol. Është një popull që vuan dhe SHBA është e rëndësishme për Ukrainën, gjë që Zelensky e di. Trump ka idenë e biznesit, mendon gjithmonë se çfarë do marr mbrapsht”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?