Tensionet në Gjykatë, Bumçi: Deputetët e opozitës u dhunuan. Protesta e Kukësit ishte qytetare

Deputeti i PD, Aldo Bumçi në një lidhje direkte për emisionin e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare tha se deputetët e opozitës u dhunuan në seancën ndaj 23 protestuesve.

Bumçi: U ushtrua dhunë, ju e patë Edmond Spaho u dhunua, ndaj të gjithëve ne u ushtrua dhunë për të mos lejuar transparencën në këtë proces.

Deputeti demokrat tha gjithashtu se protesta e Kukësit nuk ishte politike, por ishte një protestë qartësisht qytetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bumçi: Protesta e Kukësit ishte e qytetarëve, kishte një kërkesë të këshillit bashkiak ku bënin pjesë edhe këshiltarë të PS ndaj të cilëve kryeministri mori masë për ti përjashtuar. Pra tregonte mësë miri një protestë qytetare të ngritur, të revoltuar nga arroganca e një kryeministri që nuk e njef më Shqipërinë, nuk do tia dijë ndaj halleve të njerëzve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po  kush është pritshmëria e opozitës me mosbindje civile? Bumçi tha:

“Pritshmëritë janë që qytetarët shqiptarë do ngrihen sic u ngritën në Kukës, do ngrihen sic janë ngritur naftëtarët në Ballsh, do ngrihen sic ka deklaruar që do ngrihet biznesi i vogël që do përfshihet në skemën e TVSH”.

Bumçi tha se politizimi i çështjes nuk e zbeh synimin e opozitës për protesta, pasi sipas tij nëpërmjet politikës vijnë zgjidhjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?