Tensionet në veri të Kosovës, Meta: Provokohet nga Beogradi me bandat e tyre

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke folur për zhvillimet e fundit të tensionuara në veri të Kosovës, shprehet se kërcënimi i vetëm për qytetarët e veriut të Kosovës janë bandat e dirigjuara nga veriu. ”Kërcënimi i vetëm për qytetarët e Veriut të Kosovës dhe në veçanti për qytetarët serbë janë pikërisht këto banda, përgjegjësia e të cilave është e Beogradit, që i aktivizon sa herë që do të krijojë tensione artificiale”, shkruan Meta.

Postimi i plotë

Situata në Kosovë është e provokuar nga Beogradi zyrtar përmes mbështetjes, frymëzimit dhe financimit të strukturave kriminale serbe në Veri të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërcënimi i vetëm për qytetarët e Veriut të Kosovës dhe në veçanti për qytetarët serbë janë pikërisht këto banda, përgjegjësia e të cilave është e Beogradit, që i aktivizon sa herë që do të krijojë tensione artificiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk është një betejë e Beogradit për të drejtat e qytetarëve serbë në Veri të Kosovës, por një shërbim ndaj regjimit të Rusisë me qëllim për të shpërndarë vëmendjen nga krimet që po ndodhin në Ukrainë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?