Tensionohet situata në Shkodër, hidhet tymuese para “këmbëve” të drejtorit të policisë

Seanca e sotme gjyqësore ku Apeli i Shkodrës pritet të japë vendimin për 11 kuksianët e arrestuar gjatë protestës në rrugën e Kombit është shoqëruar edhe me protestën e qytetarëve.

Jashtë ambienteve të gjykatës siç raporton “BalkanWeb” vijojnë të hidhen tymuese, ndërsa një e tillë është hedhur edhe shumë pranë vendit ku qëndronte Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Pas atij momenti shefi i policisë nisi të bëjë disa telefonata. Më herët protestuesit hodhën tymuese edhe në drejtim të Gjykatës së Apelit.
20180420-105253

Swiss Digital Desktop Reklama

20180420-105251
Më herët protestuesit hodhën tymuese edhe në drejtim të Gjykatës së Apelit, gjest me të cilin kërkonin lirimin e 11 kuksianëve që u lanë në burg nga gjykata e Kukësit.
20180420-105300

Swiss Digital Mobile Reklama

20180420-105137
Kujtojmë që për të ruajtur rendin dhe sigurinë në Shkodër janë grumbullar rreth 150 forca policore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?