Tensionohet situata, policia u heq nga duart studentëve ngrohëset

Ashtu si mbrëmjen e djeshme, edhe sonte studentët janë përplasur me policinë përpara kryeministrisë.

Kjo e fundit u ka bllokuar disa ngrohëse gazi, me të cilat studentët do të përballonin temperaturat e ulëta gjatë natës.

Pavarësisht këtij episodi, studentët kanë deklaruar, se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe do të vazhdojnë qëndresën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët shprehen:

Swiss Digital Mobile Reklama
Punonjësit e policisë na penguan, këtu është bërë një shtetrrethim, te kjo rruga kam numëruar 10 policë, janë shtuar forcat  e policisë kudo. Nuk plotësuan procervebal për ata që morën. Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë natën. Kryeministri mund të deklarojë çfarëdolloj gjëje në media, por ky është realiteti.

Studentët kanë hyrë në ditën e dhjetë të protestës dhe kanë deklaruar sërish se nuk do të ndalen deri në plotësimin e tetë kërkesave.

Për ditë e nesërme, ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, ku pritet të vijë një numër i madh qytetarësh në mbështetje të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?