Tensionohet situtata te Selia Blu, nisin konfrontimet edhe fizike. Goditet Roland Bejko

Po mblidhen mijëra protestues te selia blu. Ka filluar të tensionohet keq situata. Kur Roland Bejko tentoi te hynte në zyrën e PD-së, protestuesit e bllokuan dhe e goditën atë.

Teksa Roland Bejko, përkrahës i Bashës, ka tentuar që të hyjë në seli, është penguar nga mbështetës të Berishës. Ka pasur konfrontime fizike dhe me disa zyrtarë të Bashës që po provokonin protestuesit.

Ardhja e Bejkos në momentin që përkrahësit e Berishës kishin bllokuar hyrjen dukej si provokim, ndonëse dhuna nuk tolerohet ndaj askujt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe fakti që Roland Bejkos nuk iu hap shpejt dera nga administrata e Bashës, u duk si skenar që Bejko ti hidhej turmës si kokë turku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?