Tentativa për vrasjen e Menës, gjykata lë në burg Cukalin

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për Gjergj Cukalin, i dyshuar për “vrasje mbetur në tentativë”, për interes dhe “shkatërrim i pronës” me lëndë plasëse.

Gjergj Cukali, së bashku me dy vëllezërit Enver dhe Edmond J, u arrestuan në lidhje me tentativën për vrasjen me eksploziv të Gjon Menës në zonën e Kamzës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Gjergj Cukali është porositësi i vrasjes dhe iu ka dhënë dy vëllezërve para për ta kryer atë. Pas verifikimeve të fakteve, Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e “të fortit të Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?