Tentativë arratisje në burgun e Shën Kollit nga 4 adoleshentë

 

Tentohet tjetër arratisje nga burgu, por këtë herë gardianët e burgut të Shënkollit në Lezhë e kanë parandaluar atë. Bëhet e ditur se 4 adoleshentë tentuan të dilnin nga dritarja.

Ata u pikasën nga oficeri i shërbimit në momentin që tentuan të dilnin nga një dritare e godinës së burgut të Shënkollit. Ata janë identifikuar me iniciale I.P, A.B, D.T dhe E.H.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka kërkuar nga Prokuroria që të sqarojë rrethanat e çështjes. Ministri Manjani është treguar jo në pak raste i ashpër me drejtuesit e burgjeve, ku dy prej tyre i ka shkarkuar për shkelje të detyrës në punës.

SHKARKO APP