Tentativë për arratisje nga burgu i Fushë-Krujës

Gazetari Elio Laze, ish-këshilltar i ligjit dhe sigurisë në Drejtorinë e Burgje, denoncon njëtentativë arratisje në burgun e Fushë-Krujës. Nga institucionet shtetëtore, duke nisur nga drejtori i Policisë së Burgjeve, drejtori i Përgjithshëm u Burgjeve dhe të gjitha institucionet e tjera nuk ka asnjë prononcim.

Statusi i plotë i gazetarit Elio Laze

Ditën e djeshme në mënyrë rastësore nga burimet qe kam është konstatuar nje tentative arratisje nga IEVP Fushe Kruje. Hekurat e dritares se nje prej qelive ishin sharruar dhe ishin kamufluar me telat e nderjes se rrobave per te mos rene ne sy. Ne momentet e fundit kjo tentative eshte parandaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që të burgosurit kane synim fitimin e lirise me cdo lloj cmimi kjo eshte e ditur, ashtu sic dihet dhe puna e shtetit per t’i mbajtur brenda izolimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ne kete situate shtrohen disa pyetje:

1- Perse ky skandal qe prek Sigurine Kombetare nuk eshte bere publik?

2-Cili ishte personi qe ka tentuar arratisjen?

3-Perse drejtori i Policise se Burgjeve Enrik Sulejmani i ka dhene urdher punonjesve qe per kete ngjarje te mos kete asnje lloj informacioni per askend.

4-Perse Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve hesht dhe nuk zbardh ngjarjen?

5-Perse Ministria e Drejtesise edhe pse e informuar per ngjarjen ka zgjedhur te beje te pa diturin.

Kujtojme qe sot Policine e Burgjeve e drejton Enrik Sulejmani person i shkarkuar ne 31 tetor 2013 nga i njejti pozicion pune si i implikuar ne trafikun e klandestineve nga Rinasi ne vitin 2003.

Nderkohe qe ish drejtorit te Policise se Burgjeve qe sot ndodhet ne pozicionin e Shefit te Sigurise se Paraburgimeve ne gjithe IEVP e vendit para pak ditesh i kane vendosur nje sasi tritoli ne banese.

Cfare po ndodh me sistemin e burgjeve? Do te vijohet qe ne emer te militantizmit Siguria Kombetare te jete thellesisht e rrezikuar? Shteti hesht!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?