Tentohet të grabitet një bankë në zonën e ish-Bllokut, çahet muri
Pas supergrabitjes në Rinas, një tentativë për vjedhje banke është regjistruar gjatë natës që lamë pas në Tiranë.
Policia e Tiranës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qmali”. Burime pohojnë se mënyra për të vjedhur ka qenë përmes çarjes që i është bërë pjesës tek dhoma e kasafortës, në murin 50 me 30,
Blutë e kryeqytetit raportojnë se kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.
Policia aktualisht ka zbarkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të saj. Ndërkohë po merren në pyetje të gjithë punonjësit e bankës dhe rojet e sigurisë
KOHA JONË SONDAZH

