Tentoi të fusë drogë në burgun e Durrësit, arrestohet 43-vjeçarja

Një grua 43-vjeçare është arrestuar nga policia e Durrësit pasi tentoi të fusë drogë në ambientet e burgut të qytetit.

“Më darë 16.09.2016 Albana Caraj 43 vjeçe, banuese në Durrës. kishte shkuar në I.E.V.P. Durrës për të takuar një të afërmin e saj dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe” Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar në nenet 283/1 dhe 324/a të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?