Tentoi të grabiste bankën në Korçë, kapet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur

24-orë pasi tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në Korëë, është arrestuar autori 38-vjeçar, Valter Xhelillari.

Mbrëmjen e 21 dhjetorit, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.

Përpara uniformave blu ai ka deklaruar që nuk mban mend asnjë nga veprimet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kam qenë në gjedje të dehur dhe nuk mbaj mend asgjë”, mësohet të ketë thënë autori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?